BOTA

Shqiptarja në krye të një universiteti në Holandë, çfarë synon

08:14 - 19.08.19 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një pjesë jo e vogël e shqiptarëve janë integruar plotësisht në vendet europiane. Ata kanë fituar me përpjekje meritat duke u bërë pjesë e kulturës së vendeve ku jetojnë dhe punojnë. Një rast i tillë është ai i shqiptares, Sabina Gjocaj. Ajo në muajin korrik të këtij viti është zgjedhur zyrtarisht ambasadore e Universitetit të Groningenit, në Holandë.  Shqiptarja e talentuar do ta përfaqësojë këtë universitet në arenën ndërkombëtare, i cili është i listuar në top 100 universitetet më të mira në botë.




Ajo është shprehur e nderuar dhe privilegjuar që është zgjedhur në mesin e studentëve që do ta përfaqësojë universitetin. Sabina aktualisht është në përfundim të studimeve në Programin LLM në Ligjin Global Penal, në këtë universitet.Kjo arritje është një shembull i mirë për të gjithë të rinjtë shqiptarë, se me punë dhe përkushtim mund të arrihet gjithçka edhe jashtë kufijve shqiptarë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.