Kosova

Gjendet e vdekur në pus shqiptarja nga Kosova, çfarë dyshohet

16:21 - 20.08.19 gsh

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Mitrovicë të Kosovës, teksa një grua ka humbur jetën, pasi ka rënë në pus. Mediet kosovare raportojnë se ka mbetur e vdekur një 62-vjeçare nga fshati Kqiq. Lajmi është konfirmuar dhe nga zëdhënësi i policisë rajonale të Mitrovicës, Avni Zhaiti.



“Ngjarja është raportuar nga familjarët e viktimës sot rreth orës 12:00. Në vend të ngjarjes përveç njësive përkatëse të policisë dhe zjarrfikësve me urgjencë kanë mbërri edhe ekipi mjekësor, ku mjeki kishte konstatuar se viktima ishte pa shenja jete”, ka thënë Zahiti.

Ai ka shtuar se hetuesit policor me autorizim të prokurorit kanë nisur hetimet drejt zbardhjes së rrethanave të vdekjes së 62-vjeçares.

Pas përfundimit të procedurave në vendin e ngjarjes me urdhër të prokurorit të rastit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në morg. Sipas rrethanave të ngjarjes, rasti është iniciuar si vdekje e dyshimtë.

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *