Kryesore

“Super Start”, Rama: Shkarkoni aplikacionin, stop informalitetit

14:52 - 20.08.19 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

“Super Start” është aplikacioni më i ri i vënë në dispozicion të qytetarëve shqiptarë nga qeveria, në kuadër të luftën ndaj informalitetit. Përmes një postimi në facebook, kryeministri Edi Rama, ndërsa fton shqiptarët të shkarkojnë aplikacionin në celularët e tyre duke garantuar ruajtjen e konfidencialitetit, shkruan se në ditën e parë të këtij aplikacioni, janë kryer deri në mesditë plot 59 denoncime. “59 denoncime deri në orën 13.30 në ditën e parë të aplikacionit të ri! Respekte dhe faleminderit për kontributin Denoncimet tuaja po ndiqen, një e nga një, në terren nga grupet e gatshme të kontrollit tatimor




Aplikacioni STOP INFORMALITETIT gjendet në App Storehttps://apps.apple.com/…/a…/stop-informalitetit/id1476196781 ose në Play Store https://play.google.com/store/apps/details…

Shkarkoje në smartfonin tënd dhe mos i’a përto hiç atij që refuzon të të japë kuponin; atij që të paguan në të zezë apo refuzon të të paguajë sigurimet e shëndetit e të pensionit; atij që të bën konkurencë të pandershme; atij që të vjen për kontroll në biznesin tënd dhe sillet keq apo kërkon rryshfet Denoncimi yt është i fshehtë dhe konfidencialiteti 100% i garantuar #ZeroTolerancë ndaj abuzuesve” – shkruan Rama në facebook.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.