Shëndet

5 shenja të kancerit që s’duhet t’i nënvlerësoni kurrë

15:10 - 21.08.19 gsh

Trupat e grave gjithmonë ndryshojnë. Ndonjëherë ndryshimet që duken normale mund të jenë shenja të kancerit. Simptomat e reja tregojnë se diçka ka ndryshuar në trupin tuaj dhe duhet me patjetër të kuptohet domethënia e këtyre shenjave.



  1. Ndryshimet e gjirit

Shumica e gjendrave të gjirit nuk janë kancer, por mjeku juaj gjithmonë duhet t’i kontrollojë ato. Duhet të shikojmë edhe këto ndryshime:

Lëkura shumë e rrudhosur

Thithkat që kthehen nga brenda

Rrjedhja e tyre

Skuqje ose theksim i venave të gjakut në gji

  1. Fryrje

Nëse simptomat tuaja nuk përmirësohen me kalimin e kohës, ose nëse ndodhin edhe humbje të mëdha në peshë ose gjakderdhje, shikoni një mjek. Fryrja konstante mund të jetë një shenjë e kancerit, duke përfshirë gjoksin, zorrën e trashë, sistemin gastrointestinal, ovarian, pankreasin, ose mitrën. Në varësi të simptomave të tjera, do t’i nënshtroheni testeve të cilat mund të përfshijnë një provim pelvik, si dhe teste gjaku, një mamografi, një kolonoskopi, një CT ose ultratinguj, për të kërkuar shkakun e problemit.

  1. Gjatë periudhës së ciklit

Nëse jeni ende me cikël dhe vëreni se fluksi i gjakut nuk është pjesë e ciklit tuaj të zakonshëm mujor mund të ketë shumë shkaqe, por mjeku juaj do të dëshirojë të përjashtojë kancerin e endometrit (kanceri i shtresës së mitrës).Gjakderdhja pas menopauzës nuk është normale dhe duhet të kontrollohet menjëherë.

4: Ndryshimet e lëkurës

Një ndryshim në madhësinë, formën ose ngjyrën e një kokrre, si dhe zhvillimin e njollave të reja, janë shenjat e zakonshme të kancerit të lëkurës. Shihni mjekun tuaj për një kontroll të plotë dhe ndoshta një biopsi.

  1. Gjaku në urinë

Bisedoni me mjekun tuaj nëse jeni duke gjakderdhur nga një pjesë e trupit tuaj që normalisht nuk ndodh, sidomos nëse gjakderdhja zgjat

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *