Intervista

Arnon: Performanca ime në festivalin më të madh në Rusi, si e pritën këngën “Te Molla”

12:28 - 21.08.19 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Egla Xhemali




Ai është vetëm 21 vjeç, megjithatë ka arritur të njihet në mbarë botën falë pasionit të madh për muzikën. Besojmë se të gjithë e keni dëgjuar e keni kërcyer nën ritmet e hitin të verës së shkuar “Te Molla”. Mario Hysneli ose siç njihet nga publiku mbarë Arnon, ka vetëm pak kohë që është kthyer nga Rusia, ku performoi në festivalin më të madh atje ”Europa Plus”. Një emocion krejt i veçantë për DJ dhe producentin e ri. Në një rrëfim ekskluziv për “Gazeta shqiptare”, Arnon na tregon si e pritën 100.000 dashamirës rusë produksionin e tij, si u këndua nën ritmet e këngës “Te Molla”, projektet e reja si dhe detaje të tjera, që i zbulon për herë të parë.

Tanimë, që është kthyer në Shqipëri flet tejet i kënaqur për pritjen e ngrohtë të publikut në Moskë e kjo e motivon edhe më tepër për të vazhduar punën me ritme më të shpejta. Ai preferon të kompozojë muzikë elektronike eksperimentale duke përfshirë zhanre të ndryshme si “Tropical House”, “Deep” dhe “Progresive”. Kujtojmë se kënga “Te Molla” ka fituar Platinum në ITUNES dhe është një ndër këngët më të kërkuara në Shazam. Ajo përfaqëson denjësisht eksportin e muzikës elektronike shqiptare në botë. Më pas edhe produksioni i dytë i tij “E pashë unë djallin” u prit mjaft mirë nga fansat e Arnon. Të tjera surpriza do të vijnë shumë shpejt për të gjithë ata që e pëlqejnë muzikën e tij.

Si ishte të performoje live në festivalin “Europa Plus”?

Ishte një ëndërr e bërë realitet. Të performosh para një audience prej 100,000 vetash në Moskë ishte diçka, që nuk e kisha imagjinuar të ndodhte kaq shpejt, prandaj dhe emocionet ishin të forta, për shkak se ishte performanca ime e dytë në karrierë!

68620427_739672446480274_2993299739513978880_n 69587438_371492506856710_449961256627994624_n 68825776_967865163562688_904730810748239872_n 67969095_461137318063121_2656806399245287424_n 68891160_867672486949856_7960977021373251584_n
<
>

Sa e zjarrtë ishte Moska kur u dëgjua kënga shqipe?

“Te molla” ishte patjetër kënga, që prisnin më së shumti nga performanca ime së bashku me Killuan. Më në fund arritën ta shijonin nga vetë ne autorët. (qesh) Atmosfera ishte fantastike në çdo moment!

Momenti më i veçantë në skenë? Po më i vështiri?

Momenti më i veçantë ishte kur u dëgjua intro e “Te Molla” kur të gjithë filluan të brohorasin, ndërsa më i vështiri mund të them që ishte kur hyra në skenë dhe u përballa me turmën gjigante, pasi kjo ishte dhe performanca ime e dytë në karrierë dhe nuk jam mësuar ende me audienca të tilla.

Sa u përmbushën pritshmëritë tuaja për festivalin?

Mund të them që 100%! Çdo gjë shkoi perfekt, ashtu siç e kishim planifikuar.

Tani që je në Shqipëri, çfarë duhet të presim?

Mund të them që jam gati të lançoj shumë këngë të reja, bashkëpunime të ndryshme. Thjesht po pres momentin më të mirë për ti lançuar.

Tanimë që dëgjohet nëpër botë, nga lindi ideja e këngës “Te molla”?

Ajshe e Marigonës ka qenë një nga këngët e mia të preferuara, ndaj mendova të bëj diçka komplet të re dhe moderne për tregun shqiptar fillimisht, me shijen e folklorit tonë. Por, tashmë dëgjohet më shumë përtej Shqipërisë. (qesh) Kjo ishte e papritur.

Cilat janë trendet më të dëgjuara të muzikës tani?

Mendoj që muzika elektronike ka pasur një influencë gjigante në të gjitha zhanret muzikore ditët e sotme, por po shikohet që dhe ritmet latine përfaqësojnë një pjesë të madhe te tregut muzikor në të gjithë botën. Na trego diçka për projektet e reja. Mund të them që do ketë këngë si për tregun shqiptar, edhe për tregun ndërkombëtar. Shumë bashkëpunime me emra nga të ndryshëm.

Me cilin këngëtar do të doje të bashkëpunoje? Në Shqipëri?

Hmm, Alban Skënderaj është ndër emrat e mi të preferuar.

Përveç muzikës, ke pasione të tjera?

Dikur kam patur pasion shumë informatikën dhe programimin, po për momentin nuk po arrij të gjej kohë të ushtroj pasione të tjera. Jam gjithë ditën në studio.

Ku do të pushosh këtë verë?

Ishujt e Greqisë do jenë destinacioni këtë vit.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.