SPORT

“Baba, këtu ke jetuar?”, CR7 tregon si reagoi i biri kur pa se ku kishte jetuar Ronaldo në fëmijëri

16:36 - 21.08.19 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

I biri është një nga fëmijët me jetën më të bukur në planet, por i ati nuk ka pasur të njëjtin fat kur ishte në moshën e tij. Bëhet fjalë për fenomenin Cristiano Ronaldo dhe djalin e tij Cristiano Jr.




Kur vogëlushi ka parë imazhet e dhomës ku ka jetuar Ronaldo në fëmijëri, Junior ka mbetuar i shokuar.

Ylli i Juventusit u largua nga shtëpia e tij në Madeira në moshën 12-vjeçare drejt rrugës së gjatë të futbollit profesionist.

Lojtari 34-vjeçar u rikthye për të jetuar në Lisbonë aty ku pati lënë shokun e tij të ngushtë, Miguel Paixao.

Ish-anëtari i Manchester United vendosi ta merrte djalin e tij Cristiano Jr në një vizitë për në shtëpinë e vjetër ku ka jetuar.

“Im bir tashmë ka parë Madeiran. Aty takoi disa nga miqtë dhe njerëzit me të cilët kam kaluar fëmijërinë. Jam larguar nga aty prej vitesh dhe nuk prisja që ata të vijonin sërish në të njëjtat kushte. U preka thellësisht në zemër. Së bashku me Paixao dhe tim bir vizituam Madeiran. Kur im bir pa dhomën ku kam jetuar më tha: “Babi, këtu ke jetuar?”, ka deklaruar Ronaldo.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.