BOTA

Danimarka s’i shet Grenlandën, Trump shtyn takimin: Vi një herë tjetër

15:10 - 21.08.19 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play
Presidenti amerikan, Donald Trump ka anuluar një vizitë në Danimarkë, që ishte planifikuar të realizohej në fillim të muajit shtator, pasi kryeministrja e këtij shteti, Mette Frederiksen, ka hedhur poshtë idenë e tij për blerje të Grenlandës.

“Danimarka është vend shumë i veçantë me njerëz të jashtëzakonshëm, mirëpo bazuar në komentet e kryeminstres, Mette Frederiksen se ajo nuk ka interes për të diskutuar blerjen e Grenlandës, unë do të shtyj takimin tonë, të planifikuar brenda dy javëve, për një herë tjetër”, ka thënë Trump përmes një postimi në Twitter.




“Grenlanda nuk është në shitje. Grenlanda nuk është daneze. Grenlanda i përket Grenlandës. Unë shpresoj se kjo gjë nuk është menduar seriozisht”, ka thënë Frederiksen për të përditshmen, Sermitsiaq, gjatë një vizite në Grenlandë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.