BOTA

Kryetari i Parlamenti ushqyen foshnjën e deputetit gjatë seancës

17:50 - 21.08.19 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një ngjarje e pazakontë është regjistruar në Zelandën e Re. Kryetari i Parlamentit, Trevor Mallard, është fotografuar duke përkundur një foshnjë, ndërsa po drejtonte një seancë në Dhomën e Përfaqësuesve.




Ishte vetë kryeparlamentari i cili e postoi foton në Twitter, teksa shfaqet duke ushqyer djalin e deputetit homoseksual, Tamati Coffey.

Vogëlushi erdhi në jetë në korrik përmes një nëne surrogate dhe është djali biologjik i partnerit të Coffey, Tim Smith.

Në një postim në lidhje me lindjen e foshnjës, deputeti Coffey tha se ai dhe partneri i tij ishin “të mahnitur me mrekullinë e jetës” dhe nëna surrogate, një mikeshë e Tim Smith po ia dilte mjaft mirë. Në një intervistë për Newshub, deputeti tha se ndjente mbështetjen e kolegëve sa herë merrte djalin në parlament.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.