BOTA

Kur jetohet me filter n’ftyrë

10:50 - 21.08.19 Nga Nezir Kraki
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Para disa ditësh nga Kina e madhe doli një lajm i vogël por i çuditshëm.
Një video blogere (Vlogere) e re kineze zhgënjeu qindra mijëra ndjekësit e saj kur papritmas, ne komunikim Live, ‘filteri i fytyrës’ që ajo përdorte pësoi defekt.




Pa një pa dy, kinezja e re dhe e bukur 20-vjeçare u shëndrrua në një grua 55-vjeçare me pamje krejt tjetër. Ndjekësit e saj, sidomos meshkuj që edhe e financonin blogun me video dhe chat, u alarmuan dhe filluan ta çndjekin (fjale e re) « bukuroshen e plakur » duke i bllokuar edhe donacionet që ia kishin bërë.

Lajmi e çuditi Kinen mbarë por opinioni, megjithatë, tregoi mirëkuptim ndaj « viktimës ». Në fakt, fajtori kryesor këtu ishte inteligjenca artificiale, dmth aftësia e rreme robotike. Dhe tash kur bota veç gjendet në ciklin artificial të dijes, të mendimit, të dukjes, të sjelljes, dmth të krejt jetës, edhe ajo kinezja i ishte pershtatur rendit. Krejt normal.

Sidoqoftë, në një moment edhe artificialitetit i vie fundi se robotin e algoritmet e tij njeriu i ka lindur. Dmth njeriu i gabueshem.

Morali i kësaj vakie që po e ndaj me ju është se siperfaqësorja dhe mitomania janë bërë sot mënyra jetese gjithkund.

Çdo gjë e jetojmë me filter sepse realja shpesh na trishton derisa e thjeshta na inferiorizon. Filtrohen foto, video, sy, vetulla, trup, muskuj, flokë …. për të gjitha këto mendon roboti.
Nejse…krejt kjo mund të kuptohet dhe pranohet si një modë globale e mitomanisë kolektive të normalizuar tashmë. Një ditë edhe kjo modë do demodohet.

Por janë ca filtra që duhet të bien urgjentisht sidomos tek ne shqiptarët. Cili është filtri më i madh dhe më i rrejshëm i këtyre 20 viteve tek ne? Ai që është perdorë nga politika, natyrisht.

Filtrin me të cilin bandat na dhunojnë prej vitesh nuk e ka ideuar asnjë robot. Ai është filter artizanal i krijuar dhe imponuar nga vetë bandat.

Populli (sikur ndjekësit e kinezes) shikojnë dyftyrësi në çdo ekran dhe secili duhet ta kuptojë që « idolin » e ka të rremë, FAKE. Që ajo e cila shihet e dëgjohet s’është e vërteta.

Mos u habisni nga filtrimi, shikojini fytyrat e vërteta të atyre që ndiqni. Mos ia besoni fatin një fytyrë me filter.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.