AKTUALITET

Ministria e Financave përgënjeshtron Ademin: Janë kryer pagesat

12:16 - 21.08.19 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ministria e Ekonomisë dhe Financave ka reaguar me një deklaratë për mediat në lidhje me situatën e krijuar në Shkodër. Ajo shpjegon se ditën e djeshme janë ekzekutuar të gjitha pagesat dhe urdhërpagesat e depozituara nga Bashkia Shkodër brenda orarit zyrtar dhe sipas gjithë procedurave ligjore.Me këtë reagim, ministria ka përgënjeshruar kryetaren e Bashkisë Shkodër Voltana Ademin, e cila tha një ditë më parë se qeveria ka bllokuar buxhetin.  Më tej ministria thekson se gjithaçka është e hapur dhe po kryehen të gjitha detyrimet dhe shërbim ndaj qytetarëve shkodranë.




Deklarata e plotë:

Lidhur me situatën e krijuar në Bashkinë Shkodër, ju bëjmë me dije, se strukturat e Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, i kanë ndjekur nga afër këto procedura në përputhje më legjislacionin në fuqi.Përsa i përket kësaj situate,   Ministria  e  Financave  dhe Ekonomisë sqaron se: Ditën e djeshme janë ekzekutuar nga Dega e Thesarit, Shkodër,  të gjitha pagesat dhe urdhërpagesat e depozituara nga Bashkia Shkodër brenda orarit zyrtar dhe sipas gjithë procedurave ligjore.

Për këtë Ministria e Financave dhe Ekonomisë, Drejtoria e Përgjithshme e Thesarit dhe Dega  e Thesarit, Shkodër,  ka gjithë dokumentacionin e nevojshëm  përsa më sipër.    Kështu që bazuar mbi të gjitha  këto arsyetime që paraqitëm më lart,  Ministria e Financave  dhe Ekonomisë ju bën me dije, se ky dikaster  ESHTE NE FUNKSION TE ZBATIMIT TE LIGJIT për të gjithë  qytetarët njësoj pa dallime.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.