BOTA

Në pranga për 1.5 mln euro, ndërron jetë nëna e prokurores speciale

17:25 - 21.08.19 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Këtë të mërkurë u rrestua prokurorja speciale në Maqedoninë e Veriut, Katica Janeva. Pak pasi është njoftuar për arrestimin e prokurores, mediat vendase raportojnë se nëna e saj ka ndërruar jetë.




“Republika” raporton se mamaja e Janevës ka ndërruar jetë ditën e sotme në Gevgelija, qytet në kufi me Greqinë.

Prokurorët e çështjes “Zhvatja” kanë deklaruar se kjo ngjarje nuk do të ndikojë në kërkesën e tyre për arrestimin e Janevës.

Prokurorja speciale, Katica Janeva të martën ka dëshmuar para Prokurorisë, lidhur me rastin “Zhvatja”, të zhvatjes së 1.5 milion euro të një afaristi, nga dy persona të afërt me kreun e speciales.

Janeva, bazuar në një video-inicizim të publikuar nga një gazetë italiane “La Verita” dyshohet të jetë përfshirë në këtë skandal.

Bojan Jovanovski dhe Zoran Mileski dy personat që shihen në incizim duke marrë paratë, i premtojnë afarstit, Orce Kamçev se në bashkëpunim me Katica Janevën do t’i lehtësojnë atij procesin gjyqësor në një aferë tjetër korruptive.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.