AKTUALITET

Voltana Ademi “dorëzon” Bashkinë, të drejtën e firmës në thesar e merr nënkryetarja

16:15 - 21.08.19 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi ka reaguar menjëherë pasi Ministria e Financave dhe Ekonomisë hodhi poshtë pretendimet e saj për bllokimin e fondeve për këtë bashki. Aj o tha se ky vendim është politik dhe i paprecedentë, ndërsa tregoi se do të vijojë të drejtojë Bashkinë e Shkodrës. Edhe pse mandati i saj ka mbaruar ditën e djeshme, Voltana Ademi i ka kaluar kompetencat nënkryetares së bashkisë, Emilja Koliqi




“Ne operojmë me fondet e familjes sonë, të banorëve të Shkodrës, si një familje e madhe. E vetmja bashki në Shqipëri që mbahet me atë se çfarë banorët e Shkodrës kontribuojmë përmes taksave dhe tarifave vendore. Bllokimi për një ditë nuk i bën asgjë Shkodrës. Është një çështje që do të shqyrtohet shpejt nga Ministria e Financave dhe maksimumi ajo mund të pengojë biznesin për përfitimet që duhet të marrin, por edhe banorët për shërbimet që duhet të marrin. Veprimi është i paprecedentë, është politik në atë që kam lexuar nuk mund ta imagjinoj që një nëpunës civil të shprehet për mandate politike lidhur me një bashki. Është një tagër që nuk i takon. Është përgjegjësi institucionale dhe individuale, në atë që ata kanë shkruar me e-mail me bashkinë e Shkodrës. Nuk ka komunikim zyrtar, është e pamoralshme”, tha Voltana Ademi.

Sipas Ademit, qytetarëve shkodranë dhe të gjithë Shqipërisë duhet t’u krijohen kushtet për të zgjedhur mbi parimet demokratike duke shtuar se kjo periudhë është thjesht tranzitore, shkruan shqip.

“Unë jam kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, kur them që duhet t’i jepet mundësia për zgjedhje, duhet të jetë mundësi për alternativa zgjedhjesh. Legjitimiteti i Këshillit Bashkiak nuk e vendos kryetari i Bashkisë, reagimi qytetar ka qenë. Do ja lëmë qytetarëve të vendosin në ditët në vijim se çfarë do të ndodhë. Bashkia e Shkodrës në asnjë rast nuk do të veprojë kundër ligjit. Kjo periudhë është periudhë tranzitore. Duhet të shkojmë me domemos në zgjedhje”, shtoi ajo.


Shfaq Komentet (1)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

  1. Eshte e vertet qqe ishte Kryetare e Bashkise Shoder me mandat katervjeçare.Nuk hyri ne zgjedhje se degjoi urdherat e partise.Kerkon ta vazhdoje pune perseri.Po te ishte mandati pa limit,asnje kryetare bashkije nuk futet me ne zgjedhje,se nuk ka leverid.

    Përgjigju ↓