Show-Bizz

Britney Spears e sinqertë: S’kam kujt ti besoj, ndjehem e vetmuar

08:09 - 22.08.19 gsh

Britney Spears ka kaluar një periudhë të vështirë kohët e fundit dhe duket se kjo ka ndikuar edhe në perceptimin e saj për jetën.Përmes postimeve në rrjete sociale Britney ka treguar se nuk u beson më njerëzve, sepse shumica nuk janë të vërtetë. Këngëtarja ka rrëfyer se ndihet e vetmuar, duke qenë se ka shumë pak njerëz me të cilët shoqërohet.  “Të jetosh në Los Angeles është një udhëtim i vërtetë. Asnjëherë nuk e di kujt t’i besosh dhe disa njerëz mund të jenë fallco. Unë kam një rreth shumë të vogël me miq dhe thjesht bëj atë gjë që më bën mua të lumtur”, ka shkruar Spears në ‘Instagram’.



Ajo ka shtuar se ndihet keq kur sheh komente negative në rrjete sociale, por ka vendosur t’i shmangë dhe t’i lërë njerëzit të vazhdojnë të shprehin urrejtjen e tyre. Më pas këngëtarja ka marrë një mesazh mbështetës nga i dashuri i saj, i cili ka thënë se njerëzit e kanë zili për atë që Britney ka arritur ndaj komentojnë gjithë urrejtje.

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *