BOTA

Ç’po ndodh në Brazil? Sao Paolo mbulohet nga errësira në mesditë

10:21 - 22.08.19 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një moment i pazakontë, Sao Paulo,  një ndër qytetet më të mëdha të Brazilit, është zhytur në errësirë në mes të ditës.




Kjo pasi metropoli i Brazilit ndodhet vetëm 2.000 milje larg nga flakët që kanë përfshirë Amazonën ditët e fundit. Tymi i flakëve u bashkua me një front të ftohtë atmosferik, duke krijuar një mbulesë smogu.

Zjarri ka prodhuar sasi të mëdha tymi të dukshme nga hapësira, të cilat e mbuluan qytetin për një orë pasditen e djeshme me orën lokale.

Ky fenomen natyror tronditi qytetarët, të cilët siç raportojnë mediat e huaja thërrisnin të shokuar: “Apokalipsi!” “Gjykimi i fundit po vjen!”

brazil 5 brazil 4 brazil 3 brazil 2 brazil 1 gggg
<
>


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.