Kryesore

Dosja 184, Basha: Marku e Prela të ndiqen penalisht, Katica të Ramës

14:19 - 22.08.19 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka deklaruar se Arta Marku dhe Donika Prela janë dy “Katicat” e Edi Ramës në Shqipëri dhe nga sot ato duhet të ndiqen penalisht për shpërdorim detyre, pas dorëzimit të dosjes “184” për hetim në Dibër.




Në një dalje për media pas takimit me ambasadorin gjerman, Basha deklaroi se guximi që kanë marrë Marku e Prela për të mbyllur dosjen “184” tregon dëshpërimin e Edi Ramës dhe organizatës së tij kriminale. “Është një veprim i dy Katica të Prokurorisë së Përgjithshme dhe të Krimeve të Rënda, që veprojnë si pjesë e grupit të strukturuar kriminal të Rilindjes.

Ata janë aty për të mbrojtur politikanët që janë kapur duke vjedhur votat e qytetarëve. Guximi që kanë marrë për të mbyllur dosjen tregon që dëshpërimi i Ramës dhe organizatës së tij është i tillë sa ka vendosur t’i shtyjë edhe këto dy masha, Marku e Prela, drejt vetëflijimit, sepse me veprimet që kanë ndërmarrë sot të dyja janë penalisht të ndëshkueshme nga ligji.

Kanë bërë shpërdorim detyre. Të dyja prej këtij momenti duhet të ndiqen penalisht. Kanë zgjedhur dhe meritojnë të quhen katicat e Shqipërisë. Katica është prokurorja speciale e Maqedonisë së Veriut. Këto ngjarje tregojnë degjenerimin përfundimtar të Ramës dhe bandës së tij”, tha Basha.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.