BOTA

BE-ja kundër kthimit të Rusisë në G7

15:58 - 22.08.19 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Bashkimi Evropian është kundër bërjes së çdo ftese të pakushtëzuar për Rusinë, që do të mundësonte ribashkimin e saj në bisedimet midis udhëheqësve botërorë të G7-ës, tha një zyrtar i lartë evropian, raporton Reuters.




Shtatë udhëheqësit e vendeve më të përparuara dhe industrializuara në botë, do të takohen në vendpushimin francez të Biarritz këtë fundjavë. Formati që dikur njihej si G8, e pezulloi Rusinë nga grupi më 2014, pas aneksimit të Krimesë nga ana e Moskës, si dhe pas mbështetjes së rebelëve në lindje të vendit.Zyrtari, duke folur në kushte anonimiteti përpara samitit të G7-ës, tha se arsyet e përjashtimit të Moskës “mbeten të vlefshme” dhe se çdo ofertë e kthimit do të ishte “një shenjë dobësie”.

Më herët presidenti amerikan, Donald Trump ka thënë se mbështet kthimin e Rusisë në Grupin e G7-ës, pasi Shtetet e Bashkuara janë nikoqire të këtij takimi vitin e ardhshëm. Ai i ka bërë këto deklarata disa ditë para se të arrijë në jug të Francës për të marrë pjesë në samitin e këtij viti të G7-ës.“Është shumë më e përshtatshme të kemi Rusinë aty. Duhet të kthehet në G8, sepse shumë gjëra që flasim kanë të bëjnë me Rusinë”, deklaroi Trump. /rel/


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.