Kryesore

Pas Pjetrit, PD denoncon kryebashkiakun e Vorës: Ka qenë i dënuar në Greqi

10:05 - 22.08.19 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Partia Demokratike i kërkon Prokurorisë verifikimin e figurës së kryebashkikakut të Vorës, Agim Kajmakut.




“Ai dyshohet se ka qenë i arrestuar/ndaluar në Greqi dhe, më pas, ndaj tij është marrë masa e dënimit dhe dëbimit nga autoritetet përgjegjëse greke.” – thuhet në kërkesën e Sekretarit të Përgjithshëm të PD, Gazmend Bardhit.

Ndër të tjera, theksohet fakti se për 12 vjet me radhë, Agim Kajmaku nuk ka udhëtuar në Greqi, megjithëse ka jetuar aty disa vjet me një emër tjetër.

“Në Formularin e Vetëdeklarimit shtetasi Agim Kajmaku alias Jorgo Toro ka deklarur se ka jetuar për 5 vite në Greqi. Nga verifikimi i të dhënave të sistemit TIMS rezulton se shtetasi Agim Kajmaku alias Jorgo Toro nga periudha 2004 – 2016 nuk ka udhëtuar në asnjë rast të vetëm në drejtim të Greqisë, çka përbën një indicie për saktësinë e të dhënave të bëra publike më parë.”– argumenton PD në kërkesën për verifikimin e figurës së Agim Kajmakut, që mban.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.