Show-Bizz

Princesha Charlotte është më e pasur se Princi George

14:11 - 22.08.19 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Princesha Charlotte mund të jetë fëmija i mesëm i Princit William dhe Kate Middleton, por ajo mban vendin e parë për sa i përket pasurisë, që u vlerësua rreth 5 miliardë dollarë në vitin që lindi. Nga momenti i lindjes Princesha e vogël po ndjek gjurmët e nënës për sa i përket stilit të veshjes dhe numrin e fansave që ka arritur dhe vlera e saj monetare e tregon atë.




Në moshën 4-vjeçare, Princesha Charlotte po fiton të ardhura. Në fakt që nga momenti që lindi vlera e saj neto vlerësohej të ishte më e lartë se vëllai i saj i madh, Princi George, i cili pritet të trashëgojë fronin një ditë.Dhe veshjet e saj si edhe stili i modës po sjellin shuma të mëdha për ekonominë e Mbretërisë së Bashkuar.

Në vitin 2015, viti që lindi Charlotte, CNN raportoi se princesha kishte me vlerë afro 5 miliardë dollarë. Dhe katër muaj pas lindjes, Brand Finance vlerësoi se “Efekti Charlotte”, i cili është shumë i ngjashëm me ” Efektin Kate” dhe ” Efektin Meghan”, solli të ardhura 150 milion dollarë për vendin.

Deri në vjeshtën e vitit 2018, vlera neto e princeshës erdhi në rreth 4.3 miliardë dollarë bazuar përsëri në raportet e Brand Finance.Reader’s Digest raporton se shuma e saj ka shkuar 5 miliardë dollarë.Mbreti i ardhshëm i Anglisë ka një vlerë neto prej rreth 3.2 miliardë dollarë deri në 3.6 miliardë dollarë që nga viti i kaluar. Kjo do të thotë se motra e tij është një fituese e qartë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.