AKTUALITET

Video/ 1 vit pasi pastroi mbeturinat, turisti kthehet në Lurë: Ja si e gjeta këtë gusht

11:50 - 22.08.19 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

“Nëse unë mund ta bëj këtë, edhe ju mund ta bëni”. Janë këto fjalët e një turisti pasi pastroi mbeturinat nga parku kombëtar i Lurës vitin e kaluar.




Mesazhi i tij, por mbi të gjitha veprimi, i habiti shqiptarët, të cilit janë ndotësit kryesor të vendit tonë të bukur.

Me dorashka në duar dhe një qese për të mbajtur mbeturinat, turisti theksoi se natyra e bukur shqiptare është magnet për të huajt.

“Jemi në Parkun e Lurës. Ndodhem në njërin prej parqeve më të vizituara e më të paprekura ku mund të kem qenë ndonjëherë. Po gjithashtu ajo që gjeta, është çmenduri, ka mbeturina kudo. Le ta pastrojmë këtë vend…Nëse unë mund ta bëj, edhe ju mund ta bëni”, shprehej turisti në videon e publikuar vitin e kaluar.

Po çfarë ka nodhur në harkun kohor të një viti me parkun e Lurës? Turisti është rikthyer sërish.

Përmes një video ai tregon se çfarë gjeti këtë gusht në Lurë. Ai u zhgënjye nga pamja që pa…u zhgënjye pozitivisht.

“Vi sërish në Lurë një vit pasi pastrova mbeturinat vitin e kaluar. Këtë herë mora një cantë me vete sepse mendova se do të kishte shumë mbeturina. Por nuk ka asgjë, gjeta vetëm 5 mbetje të hedhura në tokë. Kjo është fantastike. Ma ngrohu zemrën”, shprehet ai tepër entuziast në videon e publikuar ditën e sotme.

Video e realizuar në gushtin e vitit 2019:

Video e realizuar në gushtin e vitit 2018:


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.