Show-Bizz

Anna Lika dërgoi Rozën të shihte ish-dashurin, por ja çfarë ndodhi

11:04 - 23.08.19 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Roza Lati dhe Anna Lika janë mikesha të mira. Energjinë e mirë e transmetojnë edhe në rrjete sociale por edhe kur Anna ftohet në emisionet e Rozës, kimia e tyre është e dukshme. Ndaj dhe këtë herë, kur Anna u ftua në “Buke me vete” nuk kishim si të zhgënjeheshim me gjithçka vajzat folën.




Roza i kërkoi Anna-s të ishte e sinqertë në bisedë, siç ajo është në jetën e saj reale dhe ashtu ndodhi vërtetë sepse të dyja rrëfyen përpara kamerave një histori epike.Disa vite më parë, kur Anna ishte e fiksuar mbas një djali, i ka kërkuar Rozës që të shkojë në të njëjtin club me të për ta “përgjuar” duke qenë se ai ishte edhe mik i Rozës.

Mirëpo gjërat duket se kanë ndryshuar në momentin që Roza pasi shkoi në të njëjtin ambient me ish të dashurin e Anna-s konsumoi pak më tepër alkool dhe u bë tapë. Aq shumë shijoji e gjithë mbrëmja sa Roza tregoi se teksa shkoi në shtëpi nuk ngjitej dot deri në katin ku ka apartamentin e saj duke bërë një sy gjumë të mirë për rreth 15 minuta në shkallët e katit të parë derisa e gjeti aty një komshie, njëskohësisht shoqe e saj.Teksa kanë qenë duke rrëfyer këtë histori, vajzat kanë qeshur shumë dhe kanë treguar se janë pikërisht këto momente që i kanë afruar edhe më tepër me njëra tjetrën.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.