SPORT

FOTO/ Më në fund, Icardi thyen heshtjen, flet për të ardhmen!

11:09 - 23.08.19 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ditëlindja e Lautaro Martinez shërbeu jo vetëm për të bashkuar Icardin me pjesën tjetër të grupit por dhe për ti rrëmbyer disa fjalë mbi të ardhmen e tij. I shoqëruar si gjithnjë nga bashkëshortja e tij, Wanda Nara, sulmuesi argjentinas iu përgjigj pyetjes nëse kjo ishte darka e fundit si ziklatër? A thua? Kjo përgjigje e Icardit nuk tregon shumë po ashtu edhe reagimi i Wanda Narës:




“Tha Po”, dy reagime të shkurta që nuk shërbejnë aspak për të kuptuar se ku do të vijoj karrierën Icardi.Nëse i referohemi “La Gazzetta dello Sport”: Juventus po përgatitet për një mësymje të fundit për të transferuar argjentinasin në Torino. “Zonja e Vjetër” nuk dëshiron të përfshij në tratativa Dybalan por do të përpiqet të paguaj kesh për kartonin e tij.

Për këtë arsye Fabio Paratrici ka nisur një fushatë largimesh për tu forcuar ekonomikisht. Në dalje mbeten Rugani, Mandzukic, një ndërmjet Emre Can dhe Bentancur plus Matuidi. Me parat e fituar nga shitja e këtyre lojtarëve Juventus do të paraqis ofertën e radhës për Icardin, të parën zyrtarisht.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.