AKTUALITET

“Gërdec” në Tepelenë, zjarr në zonën me predha, shpërthejnë disa

13:03 - 23.08.19 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një zjarr i madh ka rënë këtë mesditë në majën e Shën Dëllisë, në kufirin midis Bashkisë së Tepelenës dhe Bashkisë së Memaliajt. Terreni shumë i thyer dhe shkaku se zjarri ndodhet shumë larg zonës së banuar (3-4 orë) ka bërë të pamundur ndërhyrjen e forcave zjarrfikëse për shuarjen e flakëve. Raportohet se zjarri ka rënë në një kullotë, duke djegur deri më tani bar dhe shkurre.




Ndërkohë, zona është edhe shumë e rrezikshme për ndërhyrje, jo vetëm për shkak të largësisë, por edhe pranisë së predhave të mëdha të mbetura nga Lufta e dytë Botërore. Raportohet se deri tani kanë plasur disa prej tyre, duke bërë që zhurma e tyre të dëgjohet deri në Tepelenë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.