Sport

Man.United ndryshon letrat në tavolinë, Sanchez largohet me Inter

12:57 - 23.08.19 gsh

Antonio Conte shpresonte ta kishte në dispozicion që në ndeshjen e parë të sezonit të ri të kampionatit italian, por trajneri Interit duhet të presë për Alexis Sanches. Madje duhet të mësohet edhe me idenë se sulmuesi kilian mund të mos transferohet asnjëherë tek Inter. Siguria e shprehur në fillim të javës në mediat italiane dhe ato angleze se marrëveshja mes Inter dhe Manchester United ishte arritur, tashmë është sfumuar. Shkak është bërë tërheqja e klubit anglez nga akordi paraprak. “Djajtë e Kuq” nuk pranojnë të paguajnë 60% të pagës së futbollistit në formulën e huazimit të prezantuar nga klubi zikaltër. Në këtë mënyrë, tratativat janë vështirësuar ndjeshëm, por nuk janë mbyllur.



Inter vazhdon të shpresojë duke futur në aksion menaxherin e sulmuesit, që prej ditësh po punon për të bindur Manchester United. Deri tani nuk ka asgjë të re, pasi klubi anglez po reziston fort. Por duke qëndruar në atë që raportojnë mediat përtej Adriatikut, një tjetër takim është rezervuar gjatë së shtunës. Optimizmi nuk mungon, megjithëse Inter me pak mundësi do të pranojë të paguajë 20 milion euro në sezon, aq sa përfiton aktualisht Alexis Sanchez në Premier League. Gjithsesi, drejtuesit zikaltër mund të ndryshojnë disa detaje financiare të ofertës, duke rritur në 20 milion euro shifrën për huazimin dhe të pranojnë 50% të pagës së futbollistit.

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *