Sociale

Raporti BE: Lumenjtë shqiptare me nivelin më të lartë të ndotjes

11:02 - 23.08.19 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Raportet e monitorimit të Bashkimit Europian gjetën nivele të larta të ndotjes në lumenjtë shqiptare me fosfate dhe kimikate.Analiza që u publikua nga Eurostat së fundi në kuadër të monitorimit të objektivave të zhvillimit të qëndrueshëm vërejti se lumenjtë shqiptare paraqiten me ndotjen më të madhe në Europë.Lumenjtë tanë sipas matjeve u gjeten me nivelin me të lartë të biokimikatëve. Në një litër ujë u ishin gati 7 miligram biokimikate, niveli më i lartë në Europë dhe me një diferencë të madhe nga Rumania, vendi tjetër me nivelin më të lartë me 3,5 miligram për një litër ujë.




Vlerat e larta të biokimikateve janë zakonisht shenja të ndotjes që e ndikojnë negativisht cilësinë e ujit. Lumenjtë më të pastër i kanë biokimikatet më pak se 1 miligram për litër. Lumenjtë e ndotur në nivel mesatar tregojnë vlera që variojnë nga 2 deri në 8 mg / L.Gjithashtu, Shqipëria paraqitet edhe me nivelin më të lartë fosfateve në lumenj. Matjet treguan se niveli i tyre ishte 6.9 miligram për litër në vitin 2015 me një rritje të konsiderueshme në raport me vitin 2013 ku niveli i tyre ishte në 5.5 miligram për litër.

Sipas grafikut më poshtë, niveli i fosfatit në lumenjtë shqiptarë është gati sa dyfishi i mesatares në lumenjtë europiane.Përqendrimet e larta të fosfatit dëmtojnë cilësinë e ujit, duke nxitur rritjen e makrofiteve dhe algave.Lumenjtë shqiptarë i kanë ujërat e ndotura për shkak se në to rrjedhin lirshëm të gjitha llojet e mbetjeve, duke përfshire edhe ato industrial.Gjithashtu përdorimi i kimikateve dhe fosfateve në bujqësi është larg çdo kontrolli, teksa ende janë disa pika të zeza rreziku nga mbetjet e rrezikshme industrial të para viteve 1990 që ende rrezikojnë cilësinë e ujerave në lumenjtë shqiptare./Monitor

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.