BLUETOOTH

16 vite pas sherrit, Adelina Ismajli zbulon për herë të parë arsyen e sherrit me Leonora Jakupin!

14:10 - 24.08.19 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

16 vite më parë pikërisht në vitin 2003 një sherr, i cili degjeneroi në konfrontim fizik mes dy këngëtareve Adelina Ismajli dhe Leonora Jakupi, bëri jehonë të madhe mediatike. Arsyen e vërtetë të sherrit, publiku nuk e mësoi asnjëherë, të paktën deri ditën e djeshme.




E ftuar në studion e emisionit “Pressing”, Adelina Ismaili ka rrëfyer për herë të parë se arsyen përse ajo ishte konfrontuar fizikisht me Jakupin ishte pikërisht nëna e saj e ndjerë, Mona.

“Po, ka patur përleshje, por pse ka ndodhur kjo nuk e di. Mamin e ka goditur pak Leonora së pari. Mbaj mend se ishte një garderobë e ngushtë, ajo kaloi dhe goditi mamin. Mami i bërtiti pak për shkak të stresit të xhirimeve. Kur mami i tha ‘kujdes’, ajo e kapi prej fyti dhe aty ndërhyra unë”; u rrëfye për herë të parë artistja kosovare.

Ndonëse kanë kaluar 16 vite, mes Adelinës dhe Leonorës problemet ende nuk janë sheshuar.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.