AKTUALITET

Meta mesazh të koduar Ramës: Deti është zgjuar nervoz sot, por…

08:27 - 24.08.19 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka zbritur nga Mali i Tomorrit dhe është ndalur të pushojë në Gjirin e Lalzit. Duke publikuar një fotografi nga Lalzi, Meta jep edhe një mesazh të koduar për politikën shqiptare.




Kreu i Shtetit, i cili ka bërë disa herë thirrje për dialog mes palëve politike, por që deri më tani nuk ka marrë përgjigje, shkruan se “ndonëse deri është zgjuar nervoz sot, shpresojmë të reflektojë dhe qetësohet më vonë”.

Më shumë se për detin, ky duket të jetë një mesazh i koduar për kryeministrin Edi Rama, i cili nuk pranon të negociojë për zgjidhjen e krizës.

“Mirëmëngjes nga Lalëzi! Edhe pse deti është zgjuar nervoz sot, shpresojmë të reflektojë dhe qetësohet më vonë”, shkruan Meta.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.