AKTUALITET

Rudina Hajdari takim me grupin demokrat,i pranishëm dhe i vëllai

09:00 - 24.08.19 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryetarja e grupit të ri parlamentar të Partisë Demokratike, Rudina Hajdari, ka zhvilluar mbrëmjen e kaluar një takim me disa prej deputetëve të rinj të PD në Kuvend, që ajo i cilëson si “grupi demokrat’.




Në fotografinë e publikua nga vetë Hajdari në “Facebook”, shfaqet edhe vëllai i saj, Kiri Hajdari, si dhe deputeti Myslim Murrizi.

Gjithashtu, pjesë e darkës me Hajdarin kanë qenë edhe deputetët e opozitës së re, Alban Zeneli dhe Halit Valteri, të cilët u bënë pjesë e Kuvendit pas vendimit të opozitës për të djegur mandatet e deputetëve. Vetë deputetja Hajdari shkruan përbri fotos:

Mbrëmje e këndshme me grupin demokrat.foto galeri

Nga fotoja, duket një tryezë e shtruar për të darkuar dhe një gotë verë, çka do të thotë se deputetët kanë konsumuar një darkë së bashku, por nuk dihet për çfarë kanë diskutuar. Kjo darkë vjen vetëm pak javë para fillimit të sesionit të ri parlamentar.


Shfaq Komentet (1)

Leave a Reply to Fatmir Lohja Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.