Show-Bizz

Artistët në politikë? Prelvukaj: Të manipulueshëm dhe të papjekur

09:15 - 25.08.19 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Reperi i njohur shqiptar, Genc Prelvukaj ka komentuar përfshirjen e artistëve në aktivitetin politik.




Kosova është në prag të zgjedhjeve, ndaj aio përmes një shkrimi të publikuar në rrjetin social, Facebook, 38-vjeçari ka thënë se nuk ka asgjë të keqe të anëtarësohesh në një parti, por këto aderime i sheh si të manipulueshme dhe të papjekura.

“Antarësimi në një parti politike nuk ka asgjë të keqe, por disa ditë para zgjedhjeve zhvlerëson personalitetin e secilit pavarësisht qëllimit të mirë që mund të kenë ata individë. Në sy të popullit shihen si lehtë të manipulueshëm, naivë dhe të papjekur politikisht. Thjeshtë nëse partia ka nevojë për shërbimet e një njeriu aderimin e tij tenton në çdo kohë, ndërsa në prag të zgjedhjevem ata mbledhin e antarësojnë vetëm njerëz për marketing politikë për t’i zhvlerësuar menjëherë më pas. Sepse po të besonin në vlerat e tyre, nuk do të prisnin fushatën elektorale për t’u besuar detyrat partiake”, ka shkruar ai në postimin e tij.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.