AKTUALITET

Pushime në Greqi? Rama-mediave fqinje: Që prej 2013-ës s’kam ikur nga Shqipëria

09:43 - 25.08.19 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryeministri Edi Rama ka përgënjeshtruar lajmin e mediave greke, të cilat një ditë më parë raportuan se shefi i ekzekutivit shqiptar ka zgjedhur Greqinë për pushime.




Me një status në “Twitter”, kryeministri thotë se lëvizja për pushime është e kufizuar  brenda kufijve të Shqipërisë jo vetëm për atë, por edhe për ministrat. Ai me nota humori përshëndet mediat greke, ndërsa iu drejtohet me fjalët “kalinihta nga Surreli pedhaqia”.

Postimi i Ramës:

“Madje që ta merrni vesh me këtë rast, meqë s’e dini akoma (sepse gjërat kuptimplota në përgjithësi, e ato të qeverisjes në veçanti nuk ju interesojnë): Lëvizja për pushime është e kufizuar brenda kufijve të Shqipërisë edhe për ministratKështu që kalinihta nga Surreli pedhaqia. Mirë një kazan grek, po ju në Shqipëri o ju marrsha të ligat s’e verifikonit dot njoftimin e atij kazani, isha këtu apo kisha ikur fshehurazi me pushime në Greqi? Jo në Greqi, po askund përveçse në Shqipëri, s’kam bërë e s’bëj pushime si KM, qysh nga vera e 2013 deri në verën 2020 e X!”


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.