AKTUALITET

Video/ Çfarë la pas shpërthimi i fuqishëm që tronditi Lezhën

13:33 - 25.08.19 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Dy bombola gazi shpërthyen mbrëmë në një pikë karburanti në superstradën Lezhë-Laç në afërsi të kryqëzimit të Shënkollit dhe për pasojë, shtatë persona mbetën të plagosur, mes tyre edhe dy vajza të vogla, 2 dhe 5 vjeçe. Gazetari i “BalkanWeb”, Pjetër Gjini nga vendi i ngjarjes sot ka raportuar detaje shtesë për ngjarjen, e cila troditi qarkun e Lezhës.




Ai tha se shpërthimi i bombolave të gazit ka qenë shumë i fuqishëm, çka ka bërë që shumë mjete aty pranë, si pasojë e flakëve janë dëmtuar e djegur plotësisht. Nga pamjet e mëposhtme duket se njëra prej bombolave ka fluturuar në ajër duke dalë në korsinë tjetër të superstradës, ndërsa ka goditur edhe një kamion në pjesë e karrocerisë.

Dy prej të plagosurve ndodhen në Tiranë, ndërsa sipas mjekëve ata kanë marrë dëmtime të shumta në pjesët e trupit, ku njëri prej tyre  rezulton i djegur në shkallën 40 për qind.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.