AKTUALITET

Zbulohet shifra, sa i paguan Serbia shtetet për të tërhequr njohjen e Kosovës

15:51 - 27.08.19 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ministri i Jashtëm kosovar, Behgjet Pacolli ka publikuar disa shkrime ku publikohen të dhëna mbi fushatën e Serbisë kundër pavarësisë së Kosovës.




350 mijë euro është shifra që raportohet se Qeveria e Serbisë ka paguar pranë zyrtarëve të Ministrisë së Jashtme të Republikës Qendrore Afrikane, që ky shtet të tërheqë njohjen e Republikës së Kosovës.

Është Vladimir Cizelj personi që, sipas mediave, është ngarkuar nga Beogradi për fushatën për tërheqjen e njohjeve. Ai njihet edhe si këshilltar i Ivica Daçiç, ministër i Jashtëm i Serbisë. Qëllimi është që numri i shteteve që njohin Kosovës të jetë më pak se gjysma e anëtarëve të OKB-së.

Republika Qendrore Afrikane e ka njohur pavarësinë më 22 korrik të 2011-ës, ndërsa në fund të muajit korrik të këtij viti, Daçiç deklaroi se shteti afrikan ishte tërhequr nga vendimi.

Edhe në të kaluarën ka patur dyshime mbi letrat e “mosnjohjes” që disa shtete, kryesisht afrikane, kanë lëshuar në mënyrë të papritur. Ka patur raste kur letrat kanë qenë identike dhe madje edhe me gabime në tekst.

“Kosova do të marrë masa për të mbrojtur integritetin dhe sovranitetin e saj. Kjo fushatë (e Serbisë) ka vetëm një qëllim, të përshkallëzojë marrëdhëniet me Kosovën dhe ne nuk do e lejojmë”, është shprehur ministri Pacolli.

Janë të paktën 13 shtete për të cilat Ivica Daçiç ka deklaruar se janë tërhequr nga njohja e Kosovës, por shpesh herë deklarimet e tij janë hedhur poshtë, si dhe ka patur raste kur ministrat e Jashtëm që kanë marrë vendimin e tërheqjes janë shkarkuar nën dyshimet e korrupsionit. /T.CH


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.