LIFE STYLE

Gjeniu i mjekësisë: Dashuria shëron, ndërsa urrejtja vret

10:41 - 29.08.19 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Sipas një profesionisti në fushën e mjekësisë, dashuria ka aftësinë për të shëruar trupin tonë, ndërsa urrejtja ka të kundërtën. Shumë njerëz janë munduar gjithë jetën e tyre për mirëqenien e secilit prej nesh, ashtu si Jacinto Convit, një doktor me origjinë venezueliane, i cili ka ndihmuar dhe është kujdeset për pacientët për pjesën më të madhe të jetës së tij.




Ky mjek ishte i specializuar në dermatologji dhe është përkushtuar për të ndihmuar çdo pacient që ishte i pranishëm në spitalin Vargas në Caracas.

Kur ai filloi të praktikonte mjekësinë, lebra ishte një problem i përhapur në klasat më të ulëta sociale, por ai ishte një nga pak njerëzit që trajtonin në mënyrë të drejtë të gjithë pacientët. Zakonisht pacientët me lebër u lidhën dhe mbikqyrën nga policia, por ai arriti të ndryshonte gjërat dhe nga këtu ju mund të shihni shpirtin e tij të dhembshur.

Jacinto Convit, përveç të qenit një njeri i madh, na ka lënë gjithashtu një mësim të çmuar që flet për dashurinë dhe që mund ta ndryshojë jetën tuaj përgjithmonë.

Dashuria ka aftësinë për të shëruar

Jacinto Convit injektoi bakterin e lebrës në armadil dhe mori mikrobaktere që i përzjeu me vaksinën e tuberkulozit të prodhuar nga imuniteti. Në vitin 1987, në sajë të këtij kontributi të shquar në shkencën mjekësore, atij ju dha Çmimin Princi i Asturias për kërkime shkencore dhe teknike dhe në vitin 1988 ai u propozua për Çmimin Nobel për Mjekësi.

Përveç këtij zbulimi të madh, ky njeri ka arritur të ndryshojë jetën e shumë njerëzve dhe ka dalë në këtë përfundim: “Dashuria shëron, urrejtja vret. Asnjëherë mos urreni, dashuroni dhe do shihni se jeta do të rrjedhë si uji i pastër”.

Në fakt, nuk ka asnjë shpjegim të vërtetë shkencor dhe ndoshta Jacinto Convit nuk e ka thënë fjalinë me këtë qëllim, por është një mësim i madh që të gjithë duhet ta dinë. Ky zotëri i trajtoi të sëmurët me një cilësi njerëzore që nuk ishte një karakteristikë e përhapur në mesin e mjekëve të kohës së tij.

Qëndrimi i qetë dhe ruajtja e qetësisë në çdo rast nuk është aspak e lehtë, por nuk është edhe e pamundur dhe ky njeri ka provuar të jetë në gjendje të shërojë shumë njerëz falë talentit dhe përulësisë së tij të mrekullueshme./ Revista Psikologji


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.