AKTUALITET

Del fotoja, ja kush është autori që dhunoi memorialin turk

15:17 - 02.09.19 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Gazeta Shqiptare siguron fotografinë e auotorit që theu memorialin turk te Parku i Liqenit Artificial. Gazetarja Doriana Bezat raporton se autori i dhunimit të memorialit turk “Dëshmoret e 15 korrikut” është fiksuar nga kamerat e sigurisë në zonën e Liqenit  Artificial.




Policia ka sekuestruar kamerat dhe ka zbuluar fytyren e agresorit i cili është parë pranë vendit të ngjarjes në oret e para të 30 gushtit. Ende nuk është bërë identifikimi i autorit.

Monumenti në Parkun e Liqenit për viktimat e grushtit të shtetit në Turqi, është gjetur i thyer mëngjesin e 30 gushtit. Monumenti u ngrit më 15 korrik, në 3-vjetorin e grushtit të dështuar të shtetit në Turqi.

Vendosja e kësaj pllake përkujtimore, solli debate të shumta në vend, aq sa u kërkua edhe heqja e saj.

Ish-Këshilltari Ligjor kundër Korrupsionit në Ambasadën Amerikane në Tiranë, ekspert i OPDAT, Gjon Juncaj, ka qenë një nga zërat më të fortë që ka kundërshtuar vendosjen e memorialit turk te kodrat e liqenit, në kryeqytet.

Eksperti shqiptaro-amerikan i bëri thirrje politikës se para se të vendoste këtë memorial turk duhet të ndërtonte një memorial për shqiptarët e vrarë në Kosovë nga trupat serbe, si dhe për shqiptarët e Malit të Zi që u vranë 100 vjet më parë nga ushtria e Mbretërisë së Serbisë dhe Malit të Zi.

“Të dashur politikanë të Tiranës, unë kam edhe dy përmendore për të shtuar në park ku përfshihen njerëz të vrarë jashtë Shqipërisë.

1. Në vitet 1998-1999, mijëra burra, gra dhe fëmijë shqiptarë u vranë në tërë Kosovën. Emrat e tyre nuk janë renditur në parkun publik në Tiranë. Jam i sigurt që mijëra vizitorë kosovarë në Shqipëri çdo vit do ta vlerësonin këtë shenjë respekti.2. Në vitin 1919, 74 burra shqiptarë u morën nga shtëpitë e tyre malore në Hot dhe u ekzekutuan së bashku nga ushtria e Mbretërisë së Serbisë dhe Malit të Zi. Ata u hodhën së bashku në një varr masiv, ku mbeten edhe sot e kësaj dite, 100 vjet më vonë.

Një nga ata burra është gjyshi im i madh. Unë dhe anëtarët e tjerë të familjes shqiptare dëshirojnë të shohin emrat e tyre edhe në park. Ne do t’i donim këto përmendore në parkun e Tiranës sepse ne nuk besojmë se ato i përkasin një parku në Stamboll.

(Turqit do të pajtoheshin me ne për këtë) Ne nuk kemi lekë, euro, lira turke, apo ndikim politik për të paguar. Vetëm derdhja e gjakut shqiptar. Shpresojmë që kjo është një monedhë që do të pranoni gjithashtu”, shkruante ai para pak ditësh.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.