BOTA

Hodhi në Facebook video me të fejuarin e ardhshëm, vëllai vret motrën: S’duhet t’u shihnin bashkë para ceremonisë

12:55 - 02.09.19 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Mbarë bota është indinjuar dhe po kërkon drejtësi për vajzën palestineze që u vra nga i vëllai për të ruajtur “nderin” e familjes.




Israa Ghrayeb, një 21-vjeçare nga Bethlehemi vdiq pasi u rrah dhe torturua nga vëllai i saj. Motivi? Ajo postoi në rrjetet sociale një video të fejuarin e saj të ardhshëm.

Vëllai i saj me banim në Kanada u inatos nga videoja pasi pretendonte se ajo turpëroi familjen dhe fenë Islame duke nxjerrë videon me të fejuarin para ceremonisë. Babai i tyre i kërkoi vëllait që ta rrihte Israan pasi kushërinjtë panë videon.

Israa duke tentuar të shpëtonte nga dhuna e familjes ra nga kati dytë ku pësoi dëmtime serioze të shtyllës kuriozore.

Familjarët të saj të saj arritën sigurinë në spital duke thënë se do i bënin “ekzorcizëm” pasi ajo ishte “pushtuar nga xhindët” dhe më pas e rrahën për vdekje.

Incidenti u filmia pjesërisht ku dukej qartë Israa duke thirrur për policinë, por familja e saj thotë “vdiq nga infarkti në zemër” pasi ishte “pushtuar nga xhindët”.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.