AKTUALITET

Premtojnë rritje të cilësisë së arsimit, fëmijët e tyre vijojnë mësimet në shkolla private

14:00 - 02.09.19 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Pavarësisht se herë pas here kanë premtuar ngritje të cilësisë së arsimit në vend, liderët shqiptarë të Kosovës kanë zgjedhur që fëmijët e tyre të shkollohen në institucione private.




Një gjë të tillë e ka konfirmuar sot kryeministri në largim Ramush Haradinaj, i cili uroi nxënësit për fillimin e procesit mësimor, duke njoftuar gjithashtu se djali i tij do të filloj mësimet në gjimnazin “Loyola” në Prizren, shkruan Koha.net.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ai ka vlerësuar politikat e qeverisë për përmirësimin e cilësisë së arsimit në vend.

Kujtojmë se në tetor të vitit të kaluar në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës të udhëhequr nga Haradinaj me kërkesë të ministrit të Arsimit Shyqiri Bytyqi, u akorduan 380 mijë euro fonde për të mbështetur Gjimnazin “LOYOLA”  si dhe 350 mijë euro për  shkollën Profesionale “LOYOLA”.

Bëhet me dije se edhe fëmijët e tjerë të ish-kryeministrit të Kosovës ndjekin mësimet në shkollën private ISP (International School of Prishtina) në lagjen Marigona, shkollë në të cilën studiojnë edhe katër fëmijët e ish-kryeparlamentarit Kadri Veseli.

Në shkollën private “Mehmet Akif” ka ndjekur mësimet edhe djali i presidentit Hashim Thaçi, i cili tashmë është student në kolegjin privat UBT.

Ndërkaq edhe djali i ministrit në largim Shyqiri Bytyqi, ndjek mësimet në Universitetin Amerikan në Kosovë, ndërsa djali tjetër po shkollohet në Slloveni.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.