Aktualitet

“40 minuta pa jetë, ambulanca ende s’po vjen”, alarmi i gazetarit të TCH në Tiranë

18:31 - 03.09.19 Gazeta Shqiptare

Gazetari i njohur Denis Dyrnjaja ka denoncuar nje shembull indiference te autoriteteve per nje rast te nje personi pa shenja jete ne Tirane. Dyrnjaja ka dhene alarmin ne rrjetet sociale.



“Një djalë i ri qëndron prej më shumë se 30 minutash shtrirë në rrugë. Njerëzit kalonin dhe thjeshtë e shikonin. Pasi e pikasa njoftova policinë që mbërriti pas 7 minutash. Ambulanca ende kur po kalon gjysmë ore. Policët thjeshtë janë duke ndenjur aty pasi bënë një këqyrje të personit i cili nuk jep shenja jete fare edhe pasi ata tentuan ta lëvizin. Duket që është një situatë komplet e paqartë dhe në ç’rrethana ende personi në gjendje “shoku” nuk po merr ndihmën e parë”, shkruan Denis Dyrnjaja ne faqen e tij ne rrjetet sociale.

 

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *