Sociale

Agjencia e Kadastrës, 3000 pronarët që duhet të paguajnë tokën

14:45 - 05.09.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ornela Manjani  – Agjencia Shtetërore e Kadastrës publikon listën me 3000 pronarë që kanë ndërtuar pa leje në të gjithë vendin dhe nuk kanë shlyer ende faturën për truallin. Ndërtimet kanë kaluar procesin e legalizimit, por për të marrë tapinë për shtëpitë duhet të paguajnë faturën për parcelën ndërtimore. Debitorët janë në qarqet Elbasan, Fier, Gjirokastër, Kukës, Korçë, Kavajë, Lezhë dhe Berat. Përmes një njoftimi, Agjencia Shtetërore e Kadastrës u bën thirrje qytetarëve që të tërheqin faturën dhe të kryejnë pagesën. “Qytetarët që gjejnë emrin në listë janë të lutur të drejtohen në drejtoritë vendore, referuar listës së më poshtme, për të tërhequr faturën e parcelës ndërtimore. Pasi të bëhet pagesa për truallin e zënë nga objekti informal, ju do të pajiseni me certifikatë pronësie dhe kështu bëheni pronarë legjitimë të shtëpisë ose biznesit tuaj”, – thuhet në njoftimin e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës.




Pagesat
Sipas ligjit në fuqi, pagesa e vlerës së parcelës ndërtimore bëhet në lekë, në vlerë të plotë monetare dhe me bono privatizimi. Taksat, tatimet dhe detyrimet e tjera financiare që lidhen me kalimin e së drejtës së pronësisë bëhen vetëm në lekë. Bonot e privatizimit, të përfituara nga ish-të përndjekurit politikë dhe nga subjektet e tjera gjatë procesit të privatizimit të pronës shtetërore kanë të njëjtin trajtim me bonot e tjera të privatizimit. Vlera e parcelës ndërtimore që i shitet poseduesit të ndërtimit pa leje paguhet në momentin e njoftimit me shkrim. Për ndërtimet pa leje me funksion banimi, kur subjekti është në kushtet e paaftësisë paguese, Këshilli i Ministrave në varësi të rasteve të deklaruara përcakton mënyrat alternative dhe procedurat për shlyerjen e vlerës së parcelës. Çmimi favorizues i shitjes së parcelës ndërtimore për ndërtimet pa leje me funksion banimi dhe të përzier (social-ekonomik dhe banimi), kategoritë e subjekteve që përfitojnë falje të pagesës, përqindjet e përdorimit të bonove të privatizimit.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.