EKONOMI

Informatizimi i shërbimeve DPSHTRR, skanim arkivit nga ai për mjetet, tek ai i drejtuesve

14:30 - 07.09.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Mbi 64 shërbime ofrohen nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Transportit Rrugor, ku pjesa më e madhe e tyre falë informatizimit të sistemit mundësohen në afate të shkurtra kohe. Në funksion të përmirësimit të shërbimit duket se ka lindur nevoja e dixhitalizimit të arkivave të DPSHTRR si kusht për lehtësimin e proceseve të punës. Në një njoftim të bërë nga ky autoritet pranë Agjencisë së Prokurimit Publik kërkohet që të bëhet skanimi dhe indeksimi i një sërë arkivave, duke nisur nga ajo kombëtare e mjeteve, tek ajo e drejtuesve. Referuar dokumenteve aktualisht, DPSHTRR ka të informatizuar pjesën më të madhe të shërbimeve që ofron, por për disa shërbime si në rastin e leje drejtimit apo mjeteve të vjetra kur këto nuk janë pjesë regjistrit elektronik kërkohet konfirmim nga sektori i arkivit kombëtar pranë DPSHTRR dhe me pas vazhdohet me ofrimin e shërbimit.




“Për këtë arsye ka lindur si nevojë dixhitalizimi i arkivave fizike si dhe integrimi i tyre në sistemet aktuale. Aktualisht DPSHTRR ofron shërbimet në sportele e saj në të gjitha drejtoritë rajonale ku qytetarët dhe bizneset paraqiten fizikisht për të marrë këto shërbime. Arkivat dokumentare janë si më poshtë: a)arkiva kombëtare e mjeteve në DPSHTRR, arkiva kombëtare e drejtuesve të mjeteve në DPSHTRR, arkiva rajonale e mjeteve, arkiva rajonale e drejtuesve të mjeteve, arkiva qendrore e mjeteve, arkiva qendrore e drejtuesve të mjeteve. Sistemi që kërkohet të ndërtohet do të përdoret nga arkivat e DPSHTRR-së dhe nga operatori ekonomik do të skanohen regjistrat në arkivin e DPSHTRR dhe DRSHTRR Tiranë. Pjesa tjetër do të dixhitalizohet nga stafi i arkivave në vijim, pas trajnimit të marrë”, thuhet në dokumentet e DPSHTRR. Qëllimi i projektit lidhet me tri pika specifike: ndërtimi i një sistemi për dixhitalizimin, përpunimin, organizimin dhe indeksimin e librave dhe regjistrave të arkivit dokumentar të DPSHTRR te furnizimi, instalimi dhe konfigurimin e pajisjeve të nevojshme për këtë projekt apo procesi i dixhitalizimit dhe indeksimit për arkivin e DPSHTRR dhe DRSHTRR Tiranë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.