BLUETOOTH

Ndarja e Albi Nakos dhe Alba Hoxhës, ja shkaku pse s’janë bashkë

18:00 - 07.09.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

S’e pranuan kurrë lidhjen, reagimet e të dyve pas mosndjekjes në “Instagram” – Nga dashuria në shoqëri, fotot ku balerinët darkojnë së bashku




Koreografi Albi Nako dhe balerina e prezantuesja e motit, Alba Hoxha, janë përfolur për ndarje kohët e fundit. Për t’i vënë kapak, ditën e djeshme kur u pyet nga ndjekësit, Alba deklaroi se është beqare, por sa e vërtetë është kjo? Burime për “Bluetooth” të “Gazeta Shqiptare” zbuluan se arsyeja e vërtetë “ndarjes” së tyre ishin prindërit e Albës, të cilët nuk e miratonin lidhjen për shkak të moshës së madhe që kishte koreografi. Gjithashtu, një lidhje e tillë nuk ishte pëlqyer as nga pala tjetër, duke qenë se Alba mund të ishte ‘nusja e dytë’ e Albit me të njëjtin profesion si ai. Dhe duke qenë se një martesë e tillë nuk përfundoi mirë herën e parë, i ati i Nakos nuk ka preferuar më nuse me të njëjtin profesion si i biri.

n22darja 2 ndarja 6 ndarja 5 ndarja 4 ndarja 1 ndarja 3
<
>

Një pakënaqësi e tillë është vënë re edhe në një postim në “Instastory” të Albit. Ai tregoi para disa javësh se ishte i zhgënjyer nga jeta dhe mbase kjo lidhej drejtpërdrejtë me ish-partneren e tij, që asnjëherë nuk u miratua nga dy familjet, Alba Hoxhën. Por para disa ditësh ka ardhur një reagim edhe nga Alba. Ajo ka bërë përshtypje me një postim në “Instastory” lidhur me Albin. E pyetur nga fansi se cili është koreografi që Alba mendon se i ka të gjitha meritat për arritjen e saj si balerinë, ajo nuk ka hezituar të tregojë se është Albi Nako. Një përgjigje që pritej në fakt nga balerina. Por, një tjetër detaj që është kapur së fundmi nga paparazzi i “xing.al” tregon se edhe pse ata nuk ndiqen në “Instagram”, nuk i kanë ndërprerë marrëdhëniet me njëri-tjetrin. “Xing.al” e ka fotografuar dyshen në një restorant teksa darkonin dhe bisedonin. Në fotot e publikuara, Albi dhe Alba shfaqen të veshur sportivë, teksa duket se është balerina, ajo që po i tregon diçka ndërsa koreografi e dëgjon me vëmendje. Koreografi Albi Nako dhe balerina e tij, Alba Hoxha, u përfolën gjatë për lidhjen e tyre të dashurisë, të cilën nuk e pranuan asnjëherë publikisht. Ata vijojnë të takohen dhe kjo i vë akoma në pikëpyetje marrëdhëniet mes tyre. Një mirënjohje do të qëndrojë gjithmonë nga ana e Albës, por mbase është më tepër se kaq. Të jetë vetëm për të “mbyllur thashethemet” një sjellje e tillë e të dyve?

 

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.