OPINION

“New York Times”, 11 vjet me pas…

21:52 - 07.09.19 Aurel Boriçi
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Nga fokusi për tragjedinë e Gërdecit, krimi shtetëror që la 26 viktima…. e deri te vëmendja për një Shqipëri të ndryshuar, me 1001 probleme sigurisht, dhe me Tiranën si “Parajsa e ardhshme krijuese e Europës”…




Aksidentet ndodhin…Por kur një fabrikë demontimi me fshatarë pa eksperiencë që çmontojnë predha të kalibrit të lartë ngrihet pak kilometra larg qendrës së kryeqytetit, aty ku me duar zbuluar dhe pa asnjë masë sigurie stivohen me radhë fishekë e municione që do fluturojnë në një tjetër kontinent, sigurisht nuk mund ta quash më një gabim njerëzor. Një raportim përkëdhelës i New York Times këtë fundjavë mbi Tiranën, ftoi miliona lexuesit e gjigantit mediatik amerikan që të konsiderojnë kryeqendrën e Shqipeve si një destinacionq ë po fiton popullaritet. Por nëse “Parajsa e ardhshme krijuese e Europës” siç e cilëson Alexander Lobrano tani po fiton çmim pas çmimi, po futet në destinacionet më të rpeferuar si “city break” e po i shtohet oreksi edhe duke kandiduar për “Kryeqytete Europiane të Kulturës”, në vendin tonë 1 mijë hallesh, nuk duhet ta harrojnë se nga paragrafët e New York Times, lexuan detaje të frikshme mbi tragjedinë që la 26 viktima, që krijoi një kraketr 100 metra të thellë, e që lëndoi përgjithmonë historinë e një vendi të vuajtur.

Mos e harroni sesi u shkrinë 26 jetë të pafajshme për të pasuruar nëj pakicë, mos e harroni sesi një kryeminstër i asaj kohe mohonte dijeninë mbi gjithçka, madje mbi familjarët e tij që punonin në “fabrikën e vdekjes”. Mos i harroni fakset e ministrave…”zagarë sulmi” në çdo rast.

Tani New York Times na kushton radhë të bukura, 11 vjet nga tragjedia famëkeqe. “Tirana do të jetë shpejt, parajsa krijuese por krejt e përballueshme e Europës. Aty përplasen historia e çuditshme dhe e tashmja e qytetit tonë”.

…” Për një shembull të mirë sesi epokat përplasen në Tiranë, vizitoni Sheshin Skënderbej i rinovuar së fundmi me shatërvanë dhe pllakat nga çdo cep i vendit, dhe shtëpi e xhamisë së famshme të shekullit XVIII, dhe arkitekturave fashiste të institucioneve”. Këto radhë janë krejt të ndryshme, natyrale dhe pa asnjë kosto….

Këro radhë janë ndryshe nga fondi 300 mijë Euro që Ylli Pango “zbërtheu” për spotin e famshëm në CNN, 3 javë, gjatë periudhës prill-maj 2008, me një kohëzgjatje 30 sekonda…

Tirana sot është plani B i shqiptarëve, por po ngjit me meritë radhët në alfabetin e turizmit falë një pune të admirueshme, me ende shumë për të bërë por të ndjerë dhe me pasion si asnjëherë më parë…


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.