BLUETOOTH

Një histori romantike, Erik Lloshi zbulon detajet kur pa për herë të parë partneren e tij

18:00 - 07.09.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Disa ditë më parë këngëtari i njohur Erik Lloshi kurorëzoi dashurinë me partneren e tij në martesë. Pasditen e së enjtes ai ka zbuluar në emisionin e Rudinës se pas momentit të dasmës, vijuan punët e tyre, duke zgjedhur që t’i shijojnë pushimet në dimër. Eriku pohoi gjithashtu se vendi ku e ka njohur bashkëshorten është banka, pasi aty punon edhe motra e tij, e cila para se dyshja të njihej, kishte shoqëri me Rominën.




“Romina punon në një punë bashkë me motrën time. Rastësisht kur motra ime dhe Romina ishin në kafe, unë i kam parë dhe e kam pyetur motrën. Sebepi ka qenë motra. Ne kemi gati 2 vite që njihemi. Pasi pyeta motrën kush është, vendosa të veproj vetë. Motra më tha se do ma rregullonte, por i thashë nuk është nevoja për shkesë”, tregoi artisti duke qeshur në studio. Më pas ai zbuloi se biseda e parë është bërë në “Instagram” për të vijuar më pas përballë njëri-tjetrit. Momentalisht çifti është duke kaluar një nga periudhat më të bukura të tyre, fill pas momentit të celebrimit të dashurisë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.