MILOSAO

Pas një vizite të shkurtër në GKA ku janë ekspozuar punime për të cilat ndjen nëse…

14:34 - 08.09.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Pas një vizite të shkurtër në GKA ku janë ekspozuar punime për të cilat ndjen nëse duhet të tregosh vëmendje apo, përkundrazi të largohesh pa humbur kohë…




Nga Vlash Prifti*

Anthony Giddens (sociolog modern), argumenton mes tjerash se ajo çfarë e karakterizon modernitetin nuk është thjeshtë përqafimi i së resë, si qëllim në vetvete, por supozimi i një refleksiviteti të plotë, i cili përthith natyrisht edhe reflektimin mbi vetë natyrën e reflektimit… “Nëse sfera e arsyes është tërësisht e lirë” shkruan Giddens, asnjë njohje nuk mund të mbështetet në një bazë të padiskutueshme, pasi edhe konceptet më të qëndrueshme mund të shuhen si të vlefshme vetëm në “prani” apo “deri në një njoftim të ri”. Përndryshe ato do të shndërroheshin përsëri në dogana dhe do të shkëputeshin nga vetë sfera e arsyes e cila përcakton para së gjithash, se çfarë kuptojmë me vlefshmëri.
Për shumë libra filozofikë, ashtu si edhe për shumë vepra arti (thotë Nietzsche) nuk mund të themi se janë të rremë sepse është pak të thuash një gjë të tillë, por që nuk kanë as rëndësi dhe as interes, pikërisht sepse nuk krijojnë asnjë koncept, nuk kanë atraksion, sepse nuk sjellin asnjë imazh mendimi dhe as nuk i japin jetë ndonjë personazhi, ideje, apo motivi që t’ia vlejë. Ndërkohë shikuesit apo të interesuarit për të, dyshojnë më tepër në rëndësinë dhe interesin, pra në risinë e asaj që u jepet për ta parë (në rastin e një vepre të artit pamor, apo për ta dëgjuar në rastin e një vepre të artit muzikor, e kështu me rradhë). Këto janë kategoritë e shpirtit.

Një koncept, duhet të jetë i qartë, i lezueshëm edhe nëqoftëse i neverithsmën apo turbullues, ai duhet të jetë interesant. Konceptet (thotë Nietzsche) duhet të kenë konture të parregullt, të paputhitur e të formësuar mbi lëndën e tyre të gjallë. Më interesantë prej tyre janë konceptet e paqendrueshëm, jo konstantë, ata më universalë, ata që Nietzsche i quajnte “shgarravina”, të pa forma dhe të rrjedhshëm si koncepte.
Konceptet më universalë, ata që i prezantojmë si forma ose vlera të përjetshme, janë më pak interesantë. Nga ana tjetër, krijimi i lirë i koncepteve të përcaktuara ka nevojë për shijen e konceptit të papërcaktuar. Shija është fuqia, qënia në fuqi e konceptit dhe sigurisht as koncepti nuk është krijuar dhe as përbërësit e tij nuk janë zgjedhur për arsye racionale ose të arsyeshme. Një koncept është i përjashtuar prej kuptimit, për sa kohë ai nuk lidhet me ndonjë problem që kërkon zgjidhje, apo thjesht nuk bashkëpunon në zgjidhje.
Megjithatë ajo që shfaqet përherë si shije është dashuria dhe qartësia për konceptin e bërë përsëmbari, duke nënkuptuar jo vetëm një punim të moderuar por edhe një llojë gjallërimi, modulimi në të cilin aktiviteti konceptual nuk ka kufi në vetvete.
E nënvizojmë edhe njëherë atë që nëse konceptet do të ekzistonin plotësisht që më parë, kufijtë e tyre do të ishin të vëzhgueshëm.
*Tiranë – Prill, 2019

PASOJAT E MODERNITETIT

Giddens veçon sociologjinë si disiplinën më të interesuar për
studimin e vetë modernitetit. Sipas tij, sociologjia është njël
loj si moderniteti, ashtu sikurse vetë moderniteti është esencialisht sociologjik. Shoqëria e sotme mund të thuhet se i ngjan një laboratori dhe jetët tona të përditshme, janë bërë gjithnjë e më shumë eksperimentale.
Ajo çfarë e karakterizon modernitetin nuk është thjesht përqafimi i së resë si qëllim në vetvete, por supozimin e një refleksiviteti të plotë, i cili përfshin natyrisht, edhe reflektimin mbi vetë natyrën e reflektimit.
Sociologjia ofron një perspektivë të ndryshme mbi botën nga ajo që kanë shumica e njerëzve të zakonshëm. Përmes saj, ne nuk shohim fenomene që të tjerët nuk i vënë re, por vështrojnë të njëjtat fenomene, veçse në një mënyrë tjetër.
Për Giddens-in, një shoqëri nuk mund të jetë plotësisht moderne nëse qëndrimet, veprimet, marrëdhëniet dhe institucionet e saj janë të ndikuara nga traditat, pasi venerimi i traditës, të menduarit dhe të vepruarit sikurse ka ndodhur tradicionalisht, është e kundërta e reflektivitetit modern. Giddens sugjeron se ato shoqëri, të cilat përpiqen të “modernizohen” në kuptimin institucional të fjalës, duke u zhvilluar si demokraci kapitaliste, por që nuk shkëputen nga tradita të tjera si, fjala vjen, pabarazia gjinore kanë më shumë gjasa të dështojnë nw përpjekjet e tyre për tu bërë shoqëri moderne të suksesshme. Giddens argumenton gjithashtu, se ajo çfarë e karakterizon modernitetin nuk është thjesht përqafimi i së resë, si qëllim në vetvete, por supozimi i një refleksiviteti të plotë, i cili përfshin natyrisht edhe reflektimin mbi vetë natyrën e reflektimit.
Prej këtej rrjedh se moderniteti është një parakusht i domosdoshëm për shkencat sociale. Shoqëria e sotme mund të thuhet se i ngjan një lloj laboratori dhe jetët tona të përditshme janë bërë gjithnjë e më shumë eksperimentale. Një nga pasojat më të rëndësishme të modernitetit, sipas Giddens-it, është ajo se vetë sekularizimi (laicizimi) i së vërtetës, një prej arritjeve më të mëdha të iluminizmit, ka pasur dhe vazhdon të ketë pasoja të rëndësishme për shoqërinë moderne, përderisa vetë refleksiviteti radikal, i cili është një parakusht për racionalitetin, ka provuar se, në të njëjtën kohë, edhe fatkeqësisht, është varrmihësi i idesë se mendimi njerëzor racional, mund të jetë burim i njohjes së vërtetë. “Nëse sfera e arsyes është terësisht e lirë “ shkruan Giddens, asnjë njohje nuk mund të mbështetet në një bazë të padiskutueshme, pasi edhe konceptet më të qëndrueshme mund të shuhen si të vlefshme vetëm “në prani” apo “deri në njoftim të ri”. Përndryshe ato do të shndërroheshin përsëri në dogma dhe do të shkëputeshin nga vetë sfera e arsyes, e cila përcakton para së gjithash, se çfarë kuptojmë me vlefshmëri.
Marrë nga libri: Pasojat e Modernitetit me autor; Anthony Giddens.

KY ËSHTË ARTI MODERN

Arti modern, është një subjekt kërcënues. Kur ai bëhet objekt
diskutimi mes grupe bashkëbiseduesish, biseda priret të veçojë
në njërin krah ata që diktojnë stuhishëm e me gjëmim dhe në anën tjetër ata që qëndrojnë të tërhequr dhe që mbajnë një qëndrim më të butë. Në fakt të dyja format e përgjigjeve tipike bazohen te i njëjti dyshim: te ai se kushdo prej tyre vështirë se e di se çfarë po thotë! Nëpërmjet këtij libri, Matthew Collings (autori) pohon se deri këtu jemi në rregull. Është pikërisht e pakuptueshmja që mbartin artet moderne që e bën të vlefshëm shqetësimin. Por, gjithashtu shqetësimet të cilat mund të jenë shfaqur e ta kenë bërë dikë të stepet në galeri, do ta kenë detyruar atë ti bëjë pyetje të tilla vetes se: Çfarë është një Gjeni? Përse dëshirojmë të shokohemi nga arti? Çfarë ndodh me të bukurën dhe me atë që është e dashur për ne?
Çështje të këtij karakteri, përbëjnë objektin dhe pikë-nisjen për secilën nga gjashtë kapitujt e këtij libri. Secili prej tyre, realizohet nëpërmjet një udhëtimi rreth botës nëpër galeritë e artit, muzetë dhe studio e artistëve të ndryshëm dhe nëpërmjet kthimit përsëri në kohë që nga fillimet heroike të artit Modern në fillim të shekullit, deri te atmosfera pa shije e çmimit “Turner” dhe ekspozitat e tipit të tillë si p.sh. “Sensation”. Këto udhëtime, në kthim na sjellin butësi, na krijojnë surpriza, na alarmojnë, por gjithashtu ato janë informative dhe gjithmonë zbavitëse. Përse gjatë të gjitha periudhave të artit Modern ka kaq shumë kanavaca me sipërfaqe boshe, të paprekura? Kur filloi për të parën herë, të zejë vend loja dhe ironia në artin Modern? A do ta vlersojnë gjeneratat e ardhshme artin e sotëm si një ekspresion të gjallë dhe në lëvizje, ashtu si edhe në të vërtetë jetohet në vitet e nëntëdhjetë e në vazhdim? Apo do të kruajnë kokën dhe do të habiten se si mundëm ne që të qëndrojmë pranë këtyre rrangullinave?
Në gjashtë kapitujt që trajtohen, ideja e parë është në se vazhdon nocioni i Gjeniut të jetë akoma i rëndësishëm? A mund ta përbëjnë artin Modern shokimet? Pse ka kaq shumë të tilla, për çfarë shërbejnë ato?
Pastaj vjen e bukura – a është arti Modern kundra saj?
Pastaj kotësia, asgjëja pse ka kaq shumë sfonde të zeza ose fare të bardha?
Pastaj shakaja, loja-pse arti modern është i mbushur plot me lojëra, a janë ato zbavitëse?
Së fundi, teprimi, hiperbola, paraja, përsëritja, realizimi, që të gjitha këto së bashku njëherësh, si dhe ankthi që i shoqëron ato.
Marrë nga libri; This is Modern Art me autor Matthew Collings.
Që konsiderohet nga, Indipendent on Sundey si “Një kamikaze që godet mbi artin”
Përkthyer nga ped. Vlash Prifti
Nëntor- 2005


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.