SHËNDET

9 mënyra efektive për të parandaluar ankthin

15:45 - 09.09.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ankthi është një gjendje psikologjike dhe fiziologjike e ngritur si reagim ndaj situatave realisht ose jo frikësuese, të panjohura, kërcënuese. Të gjithë njerëzit provojnë në jetë ankth përpara apo pas situatave të caktuara, si një mënyrë pozitive për t’u mbrojtur, për sa kohë funksioni i tij nuk bëhet pengesë për funksionimin dhe mirëqenien psikofizike të individit. Femrat kanë dy deri në tri herë më shumë gjasa të vuajnë nga çrregullimi i ankthit të përgjithësuar më shume se meshkujt. Më poshtë do të gjeni 9 mënyra efektive për të parandaluar ankthin.




1.Frymëmarrja e thellë
Është një metodë tejet efektive për të hyrë në një gjendje të relaksuar.

2.Relaksimi progresiv
Kjo është një teknikë e relaksimit të shpejtë, e cila arrihet kur ju shtriheni në shpinë, mbyllni sytë dhe si rrjedhojë ndjeni peshën e trupit tuaj, gradualisht tensioni bie dhe trupi e mendja e juaj kur të zgjoheni do të jenë të relaksuara.

3.Vizualizimi imagjinativ
Vizualizimi imagjinativ është ajo teknikë, e cila redukton stresin dhe ankthin kur e lëni imagjinatën të rrjedhë plotësisht qetë dhe pa ngarkesa. Po ashtu, për t’u relaksuar duhet ta udhëhiqni imagjinatën tuaj në objekte që vërtet sjellin relaksim si plazhet dhe deti, fotografitë relaksuese, zërat relaksues dhe muzika relaksuese.

4.Numërimi
Ka shumë kohë që njerëzit e përdorin numërimin për t’u relaksuar dhe për të fjetur dhe kjo teknikë është treguar të jetë efektive dhe ne e propozojmë. Numëroni qetë me symbyllur nga 1 deri në 100 dhe lëreni që mendja e juaj të çlirohet nga ngarkesat dhe ta ndërpretë numërimin kur të vijë relaksimi, dremitja dhe gjumi.

5.Muzika e këndshme
Të dëgjosh muzikë është një metodë tejet efikase relaksuese. Gjeni një këngë apo melodi relakuese dhe e dëgjoni duke përdorur njëherësh përfytyrimin për gjerat të cilat flet kënga.

6. Ecja dhe shëtitjet
Shëtitjet në natyrë janë tejet efektive për t’u relaksuar, minimumi 30 minuta në ditë. Zgjidheni një vend që ju pëlqen, merrni pak gjëra të nevojshme dhe qetësohuni bashkë me natyrën që keni para dhe rreth vetës. Shëtitjet mund t’i shfrytëzoni edhe për relaksim psiko-fizik përkatësisht për të luajtur apo për t’u marrë me aerobi.

7. Meditimi
Meditimi përfshin çdo veprimtari që ndihmon për të mbajtur vëmendjen në qetësi në momentet e tanishme. Meditimi është në njëfarë forme edhe “prehje”.

8. Masazhi
Masazhi është një mënyrë tjetër e relaksimit shumë efektive, e cila përfshin shtendosjen muskulore përmes ushtrimeve dhe lëvizjeve të gjymtyrëve të caktuara të trupit si qafës, këmbëve, duarve etj.

9. Gjumi
Përcaktimi i një orari gjumi për çdo natë dhe zgjimi gjithashtu në orar. Krijimi i një atmosfere komode në dhomën e gjumit, një dush të ngrohtë para gjumit, një libër për të shfletuar disa faqe, larg televizorit, larg internetit. Ushtrime para gjumit numërim mbrapsht nga 50 gjer 1, 2 deri në 3 herë. Gjithashtu, aktivizim në punët e shtëpisë, në kujdesin për veten, higjienizimin etj. Këto dhe shumë teknika të tjera mbi relaksimin janë të vlefshme vetëm nëse do të përdorni relaksimin tuaj në çdo situatë sado e vështirë që të jetë ajo, duke përdorur teknikat relakusese, duke komunikuar me të tjerët dhe duke u konsultuar me profesionistë kompetent si psikologë, psikiatër. Të paktën një gjë është e sigurt: relaksimi dhe qetësia janë virtyte të të urtit dhe themel i një jete stabile psiko-fizike dhe psiko-emocionale.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.