POLITIKË

Bardhi: Ka nisur numërimi mbrapsht, koha t’i japim fund regjimit të korruptuar e kriminal!

12:16 - 09.09.19 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi, ka përkujtuar 73-vjetorin e Kryengritjes së Postribës, e cila cilësohet nga opozita si kryengritja e parë antikomuniste në Evropë.




Në mesazhin e tij, Bardhi u shpreh se nuk duhen lejuar hordhitë e brigadave të krimit të marrin pushtetin dhe më pas të shtypin qytetarët.

Sipas tij, ka ardhur koha për numërimin mbrapsht dhe të gjithë së bashku, opozitë dhe qytetarë, do t’i japin fund këtij regjimi të korruptuar e kriminal, për t’i hapur rrugë Shqipërisë si gjithë Evropa

“Ai vizion i atyre eshte nje leksion i perhershem se liria nuk eshte dhene njehere e mire dhe smund ta marrin te mireqene se qytetaret rrezikojne ghithmone nga qeverite shtypese. Ai vizion dhe ajo kurajo na lypset edhe sot sepse nje nga te drejtat themelore te njeriut perfshire te drejten per te votuar te lire eshte mohuar dhe kjo ndodh prej kesaj qeverie ne menyre te perseritur prej 6 vitesh cdo dite. Kam frike se patriotet do te na qortonin rende po te shihnin se sot serish eshte ne rrezik dhe luhet me kete liri fondamentale.

Nese ne bashkohemi te gjithe bashke per te mos lejuar kurre instalimin e tyre kurre me ne Shqiperi. Te mos lejojme me qe hordhite e brigatave te krimit te marrin pushterin me çdo kusht dhe me pas te shtypin qytetaret. Koha per bijte e eterve ka nisur numerimin mbrapsht. Ne gjithe bashke do ti japim fund ketij regjimi te korruptuar e kriminal dhe do ti hapim rruge Shqiperise si gjithe Europa”, tha Bardhi.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.