SPORT

E zbulojnë mediat transalpine, faji ishte i Federatës Franceze të Futbollit

13:12 - 09.09.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një incident i pazakontë ndodhi të shtunën në fillim të ndeshjes mes Francës dhe Shqipërisë. Teksa pritej të ekzekutohej himni shqiptar, u luajt ai i Andorras. Kaq mjaftoi që lajmi të merrte dhenë duke bërë një bujë të madhe në mediat ndërkombëtare si dhe në rrjetet e ndryshme sociale. Mirëpo, për të mos mjaftuar kjo, gafa u pasua edhe gjatë ndjesës së bërë nga organizatorët, të cilët i kërkuan falje Armenisë. Ndërkohë, mediat transalpine kanë zbuluar edhe arsyen e vërtetë pse ndodhi ngatërresa.




Sipas tyre, ishte faji i Federatës Franceze së Futbollit, e cila është përgjegjëse për organizimin e ndeshjeve. FIFA ka dërguar në ’email’ dy himne, për shkak se Franca pritet të luajë edhe me Andorrën më 10 shtator, teksa francezët vendosën himnin e gabuar, i cili shkaktoi jo pak polemika.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.