SHËNDET

Kujdes, pse nuk duhet ta teproni me lëngun e panxharit!

16:00 - 09.09.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Lëngu i panxharit nëse pihet i papërzier me ndonjë frut tjetër është i vështirë për t’u gëlltitur. Megjithatë, besimi i patundur që ai përmirëson furnizimin e oksigjenit me oksigjen, e bën atë shpesh herë të nevojshëm. Për fat të keq, panxhari përmban sasi të larta të oksalatit, një substancë që rrit rrezikun e formimit të gurëve në veshka dhe trazon stomakun. Këto janë vetëm 2 nga problemet që mund të shkaktojë lëngu i panxharit të kuq në organizëm. Ekspertët rekomandojnë pirjen e moderuar të lëngut të panxharit për të shmangur efektet e mëposhtme. Njerëzit që vuajnë nga gurët në veshka, ose ata që janë të predispozuar të preken nga ky problem duhet të shmangin lëngun e panxharit.




Kjo ndodh sepse panxhari përmban shumë oksalat, që është një substancë nxitëse për formimin e gurëve në veshka. Lëngu i panxharit mund të ulë tensionin e gjakut. Kjo veçori është diçka e mirë nëse ju përpiqeni të mbani tensionin në nivele të ulëta. Por nëse merrni medikamente për uljen e tensionit dhe ndërkohë pini edhe lëng panxhari, atëherë tensioni mund të ulet në nivele të rrezikshme. Sipas të dhënave, nëse lëngu i panxharit pihet në sasi të mëdha, atëherë ai mund të shkaktojë trazira në stomak. Ky lëng përmban disa lloje karbohidratesh, që janë problematike për njerëz që kanë një stomak ose zorrë të ndjeshme. Për këtë arsye rekomandohet që lëngun e panxharit ta pini në sasi të vogla e të tretur me lëngje të tjera frutash që trupi të mësohet ngadalë. Në 100 gramë panxhar gjenden 7 gramë sheqer. Megjithatë, indeksi i glicemisë së panxharit konsiderohet mesatar. Me fjalë të tjera, ju mund të konsumoni lëngun e panxharit për sa kohë nuk ka sheqerna të shtuara. Për më tepër, duhet të siguroheni që regjimi juaj ushqimor është i ekuilibruar dhe i pasur me ushqime të tjera të shëndetshme e pa sheqerna.
Sasia e rekomanduar: 1 Gotë me lëng për 3 herë në javë. Ekspertët rekomandojnë pirjen e tri gotave me lëng panxhari të përzierë me fruta si mollë dhe karotë, në një javë. Duhet gjithmonë të konsultoheni me një mjek përpara se të merrni doza të larta të lëngut të panxharit. Kjo sidomos në rast se jeni duke marrë barna për uljen e tensionit.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.