Politike

Meta me foton e Ramiz Alisë në dorë: S’mund t’i thoni një studenti të Dhjetorit të heshtë

11:40 - 09.09.19 gsh

Presidenti i Republikës, Ilir Meta nga Komision Hetimor i ngritur enkas për shkarkimin e tij ka kujtuar precedentin e parë në historinë e Shqipërisë, ku qeveria vendosi që të shtyjë zgjedhjet. Ai tha se i pari ishte Presidenti Ramiz Alia në vitin 1991, kohë në të cilin Meta ishte student.



Teksa tregoi edhe një foto ku shfaqej bashkë me Ramiz Alinë dhe studentë të tjerë, kreu i shtetit ka se nuk mund t’i kërkohej atij që të heshte pas 30 vitesh, ndaj edhe zhdekretoi datën 30 qershor.

Halit Valteri: Cili nen i Kushtetues ju jep të drejtën që të anuloni datën e zgjedhjeve, me një datë tjetër, pa asnjë argument objektiv? Ju jeni president i Republikës dhe përfaqësoni unitetin e popullit.

Meta: Kushtetua e lejon presidentin që të nxjerrë dekrete. Presidenti ka nxjerr një dekret për datën 30 qershor, dhe jo të zgjedhjeve. Për të krijuar mundësi për të caktuar në dakordësi një datë të re që të ketë zgjedhje. Sipas përcaktimit të qartë edhe të Gjykatës së Strasburgut. Përveç aspektit kushtetues, detyrimeve ndërkombëtare, janë disa presidentë që kanë vepruar në mënyrë të tillë për përfshirjen e opozitës në zgjedhje. Precedentin e parë në këtë drejtim e krijoi në 1991 Ramiz Alia, që shtyhu zgjedhjet me dy muaj për t’i dhënë kohë edhe mundësi opozitës që sapo ishte krijuar. Në atë kohë i kërkuam Alisë pluralizmin politik. Është e tepër, përveç argumenteve kushtueses, ligjor dhe detyrimeve të padiskutueshme, t’i kërkosh një studenti të dhjetorit, në detyrën e presidentit që të heshtë pas 30 viteve tek kthimi i një precedenti tjetër.

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *