Show-Bizz

Pasi u zgjodh kryetar bashkie i Ersekës. Erjon Isai zbulon se tani është gati edhe për t’u martuar

11:13 - 09.09.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Pasi u zgjodh kryetar bashkie i Ersekës, aktori i njohur i humorit Erjon Isai ka zbuluar se tani është gati për t’u martuar.
Në emisonin “Jo Vetëm modë”, ai ka treguar se pas 9 vitesh bashkëjetesë me partneren e tij, Ajlina, ata do të bëjnë një ceremoni.
“Do bëjmë dasmë. Kur kemi filluar të bashkëjetojmë Ajlina ishte në të njëjtën ide me mua që të mos bënim dasmë. Edhe ceremoninë e unazave e bëmë vetë me njëri-tjetrin. Pas lindjes së vajzës na lindi një dëshirë. Vera që vjen shpresoj të mos na sjell ndonjë angazhim që të bëjmë një dasmë”, u shpreh ai.




Isai, i cili është babai i një vajze ka thënë se tashmë dëshiron që familja të zgjerohet me një djalë. Dhe thotë se e do një djalë në mënyrë që partnerja e tij të ketë të njëjtin afeksion siç ka ai me vajzën. “Avash avash do zgjerojmë edhe familjen. Unë kam dashur gocë në fillim, kur lindi Ajri. Tani dua djalë, jo për sedër mashkullore, por kur shikoj Alinën që pasi ka mbajtur për 7 orë vajzën dhe ajo në fund kur më shikon mua vjen me vrap, dua të njëjtën gjë ta shikoj tek djali sepse djemtë e kanë afeksionin me mamanë”, tha Isai.
Pas zgjedhjeve të 30 qershorit, Isai së bashku me familjen e tij është shpërngulur në Kolonjë. Ai ka hequr dorë përkohësisht nga karriera e tij artistike dhe i është përkushtuar detyrës së re


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.