AKTUALITET

Vetëvaret në pemë me rripin e pantallonave shqiptari

15:40 - 09.09.19 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një 35 vjeçar shqiptar është vetëvarur në një park në qytetin e Milanos.Viktima është gjetur i varur në një pemë në lartësi 9 metra në Parkun e Rezistencës në Milano, në zonën Tibalti.




Policia shkencore ka vërtetuar se për kryerjen e aktit ekstrem shqiptari ka përdorur rripin e pantallonave.Autoritetet po hetojnë mbi jetën e 35 vjeçarit, motivet që e çuan drejt vetëvrasjes si dhe dinamikat e ngjarjes.

Shqiptari rezulton pa precedent penal. Trupi i tij u gjet rastësisht nga një kalimtar në park pasditen e së dielës.Ekzaminimet e para të mjekut ligjor kanë verifikuar se ngjarja ka ndodhur të paktën 8 ore para se të gjendej trupi.Para kryerjes së vetëvrasjes shqiptari ka lidhur në trungun e pemës çantën e tij me dokumentet e portofolin./syri

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.