Kryesore

Batutë apo diçka më shumë? Komenti i çuditshëm i Robert Berishës për Eneda Tarifën

17:01 - 10.09.19 Gazeta Shqiptare
Para pak kohësh Robert Berisha përmes një postimi në profilin e tij të Instagramit, bëri të ditur se ai dhe këngëtarja e njohur Nora Istrefi, i kanë dhënë fund lidhjes prej nga e cila kanë dhe një vajzë.



Që nga momenti i lajmit për ndarje, Roberti ka qenë në qendër të vëmëndjes së mediave dhe së fundmi ka rënë në sy një koment që ai ka bërë në një fotografi të këngëtares së dashur për publikun, Eneda Tarifa.
Eneda ka shpërndarë një foto në profilin e saj të Instagramit, në të cilën shihet e buzëqeshur me dy mikesha të saj. Të treja janë mbështur në një mur prej guri dhe në përshkrimin e fotos, këngëtarja ka shkruar: “Ne kaq lejm kur ikim jo për ndonjë gjë”.

Në foton në fjalë, Roberti ka lënë një koment vërtetë të papritur.

“Ju do babi fort.”- ka shkruar ai, duke na lënë të kuptojmë se ekziston ndonjë lidhje mes tij dhe vajzave në fjalë. Ndërkohë këtij komenti të bërë, Eneda i është përgjigjur me fytyra të qeshura me lot.

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.